
Presidenca ukrainase: Zelensky dhe liderët europianë telefonuan Trump nga Tirana
16 maj 2025
| 16:23
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe kryeministri polak Donald Tusk zhvilluan një telefonatë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, sipas presidencës ukrainase.
Bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll ishin tema kryesore e bisedës me Presidentin e 47-të të SHBA.
Kujtojmë që 52 liderë nga e gjithë Europa, por jo vetëm janë pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Tema e diskutimit ishte lufta e Rusisë, kundër Ukrainës, ku gjatë fjalës së tyre ata bënë thirje për komunikim dhe finalizimin e një armëpushimi.