Presidenti argjentinas e puth humoristen në mes të skenës
30 janar 2026
| 07:49
Pamjet e presidentit të Argjentinës duke puthur një grua janë bërë virale në të gjithë botën.
Teksa humoristja Fátima Flórez po mbante një shfaqje në Mar de Plata, Javier Milei u ngjit në skenë dhe i dha një puthje pasionante
E gjithë audienca nisi të brohorasë dhe duartrokasë këtë moment të rrallë.
Por, për argjentinasit kjo nuk ishte e papritur. Milei dhe Flórez në të kaluarën kishin një lidhje.
Të dytë janë aktualisht beqarë dhe, pavarësisht ndarjes, disa herë kanë pohuar publikisht që gëzojnë relacion të mirë.



