
Presidenti i Barcelonës akuzohet për korrupsion
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu po përballet me një tjetër skandal pas furtunës që ka shkaktuar ylli katalanas Lionel Messi, i cili ka kërcënuar klubin se dëshiron të largohet.
Numri një i Barcelonës akuzohet për korrupsion pasi ka shfrytëzuar transaksionet e klubit për të siguruar fitime personale.
Akuzat janë ngritur nga policia e Barcelonës Los Mosos, e cila ka publikuar dokumentet e operacioneve financiare të klubit katalanas, një pjesë e të ardhurave kanë shkuar në xhepat e presidentit Bartomeu.
Viti 2020 do të mbahet mend gjatë te tifozët e Barcelonës jo vetëm për dështimet e shumta në fushë, por dhe për skandalet e njëpasnjëshme brenda klubit. Në fillim të vitit, mediat spanjolle zbuluan se presidenti Bartomeu kishte kontraktuar një firmë reklamimi për të dëmtuar imazhin e Lionel Messit dhe Grard Pique, Pep Guardiolës, Carles Puyol, Xavi Hernandez pasi këta nuk pajtohen me menaxhimin e klubit nga presidenti aktual. Në shënjestër të këtyre sulmeve u vunë dhe dy kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës Agusti Benedito and Viktor Font.