Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Urime fitorja e madhe Kosovë, këta djelmosha thjesht të lënë pa fjalë

14 tetor 2025 | 00:19

“Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie…. E mposhtim sërish Suedinë dhe e blindojmë pozitën e dytë në grup”, ka shkruar në rrjetet sociale presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.

Ademi ka thënë se këta djelmosha thjesht të lënë pa fjalë dhe na japin krenari të pashterrshme me talentin dhe shpirtin e tyre luftarak.

“Fitorja e një muaji më parë në “Fadil Vokrri”, sonte, në Göteborg u dëshmua se nuk ishte e rastësishme, por konfirmim i rritjes së madhe të Kombëtares sonë dardane”.

“Goli i Fisnik Asllanit në stadiumin “Ullevi” na dha emocione të papërshkrueshme, ndërsa angazhimi deri në atomin e fundit i secilit futbollist për ta mbrojtur epërsinë ishte i pashoq. Urime Kosova ime për këtë fitore të madhe! Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026”.

“Falënderim nga zemra për secilin futbollist, përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin e tij për punën e shkëlqyer, si dhe për çdo pjesëtar të stafit të Kombëtares për përkushtimin e treguar në vazhdimësi”, ka shkruar Ademi.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për tifo-grupin “Dardanët” dhe bashkatdhetarët tanë nga Suedia, Evropa dhe mbarë bota që ishin sonte në numër të madh përkrah ekipit tonë.

“Sonte le të festojë çdo shqiptar 🇦🇱 kudo që jeton e vepron!”, ka shkruar presidenti i FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…