Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, viziton Ambasadën e Kosovës në ShBA
Gjatë qëndrimit tim në Washington D.C., presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u prit nga ambasadori ynë, Ilir Dugolli.
“Në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi, i dhurova ambasadorit një fanellë të Kombëtares së Kosovës. Bashkë diskutuan për marrëdhënien e fortë që kemi ndërtuar mes institucioneve shtetërore dhe FFK-së, me synim prezantimin dinjitoz të vendit tonë dhe promovimin e vlerave tona kudo që paraqitemi”, ka shkruar Ademi në rrejtet sociale.
Ai ka theksuar se: “Ambasadori Dugolli shprehu falënderimet për vizitën, duke vlerësuar shumë punën dhe rezultatet e deritanishme të Kombëtares së Kosovës. Ai uroi që Dardanët të vazhdojnë me paraqitje të mira dhe të sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, teksa na ofroi mbështetjen e tij të parezervë”, ka shkruar presidenti i FFK-së.



