
Presidenti i FIFA-s të mërkurën vjen në Prishtinë
05 tetor 2025
| 15:08
Presidenti i FIFA-s, shtëpisë botërore të futbollit, Gianni Infantino do të vijë të mërkurën në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij, kreu i FIFA-s do të pritet nga krerët e lartë institucional në Kosovë, ndërsa nga ora 13:00, ai do të dekorohet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani.
Në një ceremoni zyrtare në hotelin Emerald, Infantino do të dekorohet për kontributin e FIFA-së në pranimin e futbollit të Kosovës dhe ndihmën e zhvillimin për futbollin e futbollistët.