Presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve

12 maj 2025 | 11:30

Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është përsëri një nga prioritetet e BE-së, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian (KE), Antonio Costa në një intervistë për “Euronews”.

Costa pritet të nisë një tur takimesh në rajon duke nisur nga dita e martë.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa është përpjekur të sigurojë vendet kandidate të BE-së në Ballkanin Perëndimor duke thënë se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i kontinentit varet nga zgjerimi i bllokut.

Duke folur përpara një turneu në rajon, Costa u ka premtuar atyre se BE ishte e përkushtuar për të rinisur procesin e pranimit, i cili ka ngecur kohët e fundit, pjesërisht për shkak të hezitimit të shteteve anëtare.

“Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka përshpejtuar procesin e pranimit për Ukrainën dhe Moldavinë, kështu që nuk është e drejtë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tejkalohen nga Ukraina dhe Moldavia, dhe kjo do t’i shtyjë ato të ecin më shpejt me reformat”, ka thënë ai për “Euronews” në prag të turneut të tij diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndalesa e parë e presidentit të Këshillit Evropian do të jetë Serbia, pasuar me Bosnjë-Hercegovinën, Malit të Zi dhe të Kosovës të mërkurën. Më pas ai do të vizitojë Maqedoninë e Veriut , ndërsa ndalesa e tij e fundit do të jetë Shqipëria, ku do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian të premten në Tiranë.

Institucionet evropiane shpesh kanë përcaktuar vitin 2030 si datën e synuar për anëtarësimet e para në BE, veçanërisht ë Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Megjithatë, Brukseli tani po flet vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Nuk kam një datë të caktuar. Pse 2030? Dhe pse jo më parë? Anëtarësimi është një proces i bazuar në meritë. Nëse vendet i kryejnë reformat, ato mund të bashkohen edhe para vitit 2030. Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartësisht më të përparuar se vendet e tjera”, ka thënë Costa.

Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë ka çuar në një ringjallje të tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në lidhje me tensionet në Bosnjë dhe midis Serbisë dhe Kosovës./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Safet Gërxhaliu Në vend të pritjes për mrekulli ekonomike…