Presidenti i KOK-ut priti drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Malit të Zi

08 korrik 2025 | 15:13

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, të martën ka pritur në takim drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Malit të Zi, kryetarin Nikola Kazhiq dhe sekretarin e përgjithshëm Ivan Boshkoviq.

Në takim morën pjesë edhe krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës, kryetari Bahri Gjinovci, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi. Drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Malit të Zi po qëndrojnë në Kosovë me rastin e zhvillimit të CEV Kampionatit Evropian U16 për vajza, i cili po mbahet paralelisht në Prishtinë dhe Tiranë, dhe për të cilin Kosova është një nga organizatorët kryesorë. Kazhiq është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Malit të Zi.

“Gjatë takimit, presidenti Krasniqi shprehu falënderimin e tij për vizitën dhe theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet federatave të rajonit për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe volejbollit në veçanti. Ai vlerësoi pjesëmarrjen dhe angazhimin e FVMZ-së në këtë ngjarje të madhe evropiane dhe u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Milazim Krasniqi ka komentuar dorëzimin e qeverisë Kurti…