Presidenti i Llapit: Jemi gati për ta fituar Superkupën

15 gusht 2021 | 17:01

Ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet të martën më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në këtë ndeshje përballen kampionia në fuqi, Prishtina dhe fituesja e Kupës, Llapi.

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina, është optimist se skuadra nga Podujeva do të dalë triumfuese derisa ka kërkuar përkrahje nga i gjithë qyteti.

“Kjo ndeshje i paraprinë nisjes së edicionit të ri 2021/22 dhe shpresojmë ta nisim mbarë. Ne jemi të bashkuar dhe të përgaditur maksimalisht për të triumfuar në këtë ndeshje. Presim përkrahje nga gjithë qyteti, gjithë tifozët që të bashkuar ta sjellim trofeun e dytë me radhë në Podujevë. Së bashku ia dalim për Llapin tonë”, ka thënë Batatina.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sherif Berisha, është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të…