
Presidenti i përbashkët me Kosovën, Rama: Hashim Thaçi do të ishte i shkëlqyer
27 prill 2022
| 21:25
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë.
I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovës, Rama u përgjigj: Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se çfarë procesi është.