Presidenti i Shqipërisë takon nipin e Ismail Qemalit

24 nëntor 2022 | 13:58

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit.

“U takova sot me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Nedimi është një pasardhës i denjë i Ismail Qemalit dhe kjo kuptohet më së miri nga pasioni me të cilin ai flet për Atin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndanë së bashku emocionet që i paraprijnë natyrshëm ardhjes së kësaj date të shënuar.

“E falënderova Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit tonë”, ka shkruar presidenti Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e vendimit…