Presidenti i Turkmenistanit dëshiron ta ndërtojë një qytet të ri nga fillimi

04 shkurt 2020 | 16:01

Udhëheqësi autoritar i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov, ka urdhëruar qeverinë e tij që të ndajë 1.5 miliard dollarë për të blerë pajisje dhe materiale nga vendet e huaja, për ndërtimin e një qyteti të ri, nga fillimi.

Media shtetërore në Turkmenistan kanë raportuar se presidenti ka nënshkruar një dekret për këtë qëllim.

Qyteti i ri, i cili nuk është emëruar ende, do të jetë kryeqytet i rajonit Ahal, i cili qysh në muajin qershor qeveriset nga djali i presidentit, Serdar Berdymukhammedov.

Djali i vetëm i udhëheqësit konsiderohet nga disa vëzhgues si pasardhës i mundshëm i tij.

Berdymukhammedov, 62 vjeç, udhëheq ish-republikën sovjetike nga viti 2006. Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut, kanë thënë se ai ka shtypur disidentët dhe se ka bërë pak ndryshime në vendin e izoluar, prejse ka marrë pushtetin pas vdekjes së autokratit Saparmurat Niyazov.

Megjithatë, shumë turkmenë i referohen atij si Arkadag, që do të thotë mbrojtës. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se…