Presidenti Kolgeci takon drejtuesit e klubeve

19 gusht 2025 | 12:24

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka zhvilluar takime me drejtuesit e klubeve të Superligës së Kosovës.

Presidenti Kolgeci ka takuar ndaras drejtuesit e klubeve të Superligës së meshkujve dhe ata të klubeve të Superligës së femrave.

Takimet ishin shumë konstruktive, ndërsa është diskutuar dhe janë shkëmbyer informata e ide për gjendjen e klubeve, sfidat e tyre si dhe për përgatitjet për edicionin e ri, 2025/2026.

Presidenti Kolgeci ka paraqitur qëndrimin e FHK-së për angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha palëve për një kampionat stabil, garues dhe interesant. Drejtuesit e klubeve kanë folur për sfidat me të cilat përballen, e po ashtu për punët që janë bërë në prag të edicionit të ri garues.

Takimet janë vlerësuar shumë të qëlluara, ndërsa planifikohen takime të presidentit Kolgeci edhe me palë të tjera të rëndësishme për mbarëvajtjen e garës. Sot janë takimet me drejtuesit e klubeve të Ligës së Parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.D. i kryeshefit ekzekutiv të “Trafikut Urban”, Qendrim Vitija, dhe…