
Presidenti Meta nderon heronjtë Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri homazh në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, me rastin e ditës së 5 Majit.
Presidenti Meta shoqërohej nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, nga ministri mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryebashkiaku Tiranës, Erion Veliaj.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e 5 majit.
Meta kërkon që të gjithë të angazhohen më tepër që të gjithë qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë në atdheun e tyre.
Ai shton se të rinjtë e të rejat duhet të kenë të ardhme evropiane këtu në Shqipëri.
Postimi i plotë i presidentit Meta:
‘Nderova sot me përulje, mirënjohje dhe respektin më të thellë heroizmin dhe sakrificat sublime të Qemal Stafës, Margarita Tutulanit, Vojo Kushit, Perlat Rexhepit dhe të gjithë Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Në këtë ditë të rëndësishme për popullin tonë, të angazhohemi të gjithë për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë e të drejtat në Atdheun e tyre dhe që Shqipëria të ketë sa më parë vendin që meriton në Bashkimin Europian’. ??