Presidenti Meta uron Kosovën për ushtrinë

14 dhjetor 2018 | 11:19

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për formimin e ushtrisë.

Në profilin e vet në “Facebook”, presidenti Meta ka shkruar se ky vendim historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike.
“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euroatlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruar Meta.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka pasur gjithnjë si objektiv që të afrojë…