Presidentja Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën

14 dhjetor 2025 | 18:10

Në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar për sakrificën dhe heroizmin e tyre, që siç ka thënë ajo, “u bë themel i lirisë sonë”.Presidentja ka shtuar se “ata ranë për t’u ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë”.“Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën. Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, ka shkruar ajo.

ajo.Nderime për Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tjerë të rënë për liri, ka bërë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.Mujë Krasniqi u vrarë më 14 dhjetor 1998 gjatë luftës në Kosovë.Ai ra në një pritë të forcave serbe pranë Gorozhupit në malet e Pashtrikut, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku po transportonte armë dhe ushqime bashkë me rreth 41 luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabit Syla - Instituti i Historisë Prishtinë Sot…