
Presidentja Osmani ndan pamje nga Samiti me liderët evropianë në Tiranë
16 maj 2025
| 13:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë momentet më pikante nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Përmes një postimi në “Facebook”, ndër të tjera, Osmani ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës për të gjashtën herë në këtë Samit, tregon se zëri i vendit është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit.
“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Osmani.