Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

14 dhjetor 2025 | 19:20

Presidentja Osmani është nderuar me Çmimin Boniafcio VIII nga Akademia Bonifaciana.

Presidentja Osmani, përmes një video-inçizimi, ka bërë të ditur se mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, u nderua me ‘Çmimin Boniafcio VIII’, nga Akademia Bonifaciana, si njohje për angazhimin institucional për paqen, si dhe bashkëpunimin  ndërkulturor e ndërfetar.

Me këtë rast, presidentja Osmani u shpreh se ky çmim forcon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë, paqes e dinjitetit si vlera të përhershme.“Në frymën e vlerave që qëndrojnë në themelet e kësaj Akademie prestigjioze, e cila vendos primatin tek drejtësia, dinjiteti dhe paqja, ky vlerësim, i cili më herët ishte ndarë edhe Gjon Palit të II, forcon përkushtimin tim ndaj këtyre vlerave të përhershme”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës organizoi sonte koktejin tradicional të…