Presidentja Osmani nuk e komenton dështimin e konstituimit të Kuvendit

18 prill 2025 | 13:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka refuzuar të komentojë dëshmimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas homazheve në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në “Velani”, Osmani është pyetur lidhur me ndërprerjet e seancave, por e njëjta ka thënë se në ngjarje si këto, ku nderohen dëshmorët nuk mund të flitet për çështje politike.

“Ju e dini që e kemi një praktikë që çdo herë kur i përkujtojmë dëshmorët dhe martirët për shkak të nderimit ndaj tyre, nuk përziejmë tema politike me këtë nderim”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është optimist se…