Presidentja Osmani përkujton komandant Drinin

08 maj 2022 | 17:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar në 23 vjetorin e vrasjes ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – “Drini”.

Osmani ka thene se nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë.

“Komandant Drini ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë. Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill…