Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Hungari

17 qershor 2025 | 12:46

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Ajo në Budapest është pritur nga homologu i saj, Tamas Sulyok.

Presidentja Osmani është pritur në Budapest me nderimet ushtarake.

Osmani këtë vizitë e ka cilësuar  në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, president Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ende nuk mund ta besoj. Pashë përsëri videot e ndeshjes…