Prezantim i romanit “Eskadronët e vdekjes” në Prishtinë dhe Shkup

15 maj 2022 | 23:18

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021, qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” botoi romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta të gjenocidit të ushtuar ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në ciklin e prezantimit të romanit, në Prishtinë do të mbahet një prezantim i tillë, në të cilin do të jetë prezent edhe autori i romanit Bardhyl Mahmuti.

Prezantimi do të mbahet më 16 maj 2022, në ora 12:00 – 14:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Një prezantim i tillë, në prani të autorit, do të mbahet edhe në Shkup, ditën e mërkurë, më 18 maj 2022, në orën 11:00, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, salla “W. Wilson”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije me anë të…