Printimi i parave një përgjigje e vlefshme për krizën e Covid-19

11 prill 2020 | 09:28

Qeveria britanike nuk e shleu kurrë kredinë 1.2 milion paund që çuan në krijimin e Bankës së Anglisë më 1694. Tregtarëve që siguruan paratë e nevojshme, në këmbim të borxhit ajo u dha të drejtën ekskluzive për të shtypur kartëmonedhat, duke krijuar kështu bankën qendrore e më pas të gjithë arkitekturën e sistemit financiar në botë.

Sot, ndërsa politikëbërësit premtojnë të bëjnë “gjithçka që munden” për të mbështetur ekonomitë e tyre përballë koronavirusit, bankat qendrore po përballen me thirrjet për të printuar para për të financuar direkt shpenzimet qeveritare. Në raste urgjencash, veçanërisht në kohë lufte, bankat qendrore shpesh kanë furnizuar qeveritë me para të printuara enkas. Lufta kundër inflacionit rezultues sigurisht pason procesin.

Përballë pandemisë, bota sot nuk është ende në atë pozitë. Megjithatë, ky lloj financimi monetar duhet të jetë një mjet i disponueshëm për politikë-bërësit, nëse e kërkon nevoja. Lejimi i një qeverie të financojë vetë pa kufi, duke printuar para mund të çojë në hiperinflacion.

Por këto rreziqe mund të jenë të menaxhueshme: lehtësimi sasior i dekadës së kaluar, përkundër parashikimeve, nuk e rriti inflacionin mbi objektivat e 2 përqind të bankave qendrore. Paratë e pompuara në ekonomitë e botës së pasur janë përthithur nga një kërkesë e rritur.

Nuk ka ndonjë dallim të qartë midis lehtësimit sasior dhe financimit monetar. Bankierët qendror thonë se blerjet e pasurive nën lehtësimin monetar janë të përkohshme, domethënë paratë e hedhura një ditë tërhiqen nga ekonomia. Sido që të jetë, gjithçka bëhet që të ulet kostoja e huazimit të qeverisë. Programet e fundit të lehtësimit sasior, në fakt, duken gjithnjë e më shumë e mundshme të bëhen të përhershme.

Ajo që ka rëndësi është besueshmëria e bankës qendrore. Nëse tendencat që kufizojnë inflacionin kthehen në të kundërt, bankierët qendrorë kanë mjete për të luftuar rritjen e çmimeve, qoftë përmes rritjes së normave të interesit apo ndalimit të lehtësimit sasior.

Kriza e tanishme madje mund të jetë deflacioniste dhe objektivat e bankave qendrore janë, me përjashtim të Bankës Qendrore Evropiane, simetrike për të mbajtur inflacionin më poshtë objektivave të tyre të deklaruar. Shkalla e krizës aktuale nënkupton që edhe financimi më i drejtpërdrejtë monetar, siç është “paraja helikopter”, mbetet një mundësi.

Kjo do të kërkojë koordinim me zyrtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilët janë përgjegjës për financat publike. Debati nuk duhet të përfundojë nëse financimi monetar mund të ndodhë – lehtësimi sasior tashmë duhet – por mbi mënyrat e mbajtjes së procesit nën kontroll përmes bankave qendrore të pavarura. /Financial Times

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 416 numri i të prekurve nga Covid…