Prishtina dhe Drita sonte zhvillojnë ndeshjet në Europa Conference League

29 korrik 2021 | 10:46

Prishtina dhe Drita do të kërkojnë të kalojnë në rundin e tretë kualifikues të Europa Conference League, kur të përballen sot me Connah’s Quay dhe Feyenoordin, përkatësisht.

Derisa Prishtina është pothuajse me një këmbë në rrethin e tretë, pasi e mundi klubin uellsian 4:1 në ndeshjen e parë në Kosovë, Drita do të ketë shumë punë të vështirë, pavarësisht se e ndali me barazim pa gola gjigantin holandez në ndeshjen e parë në Prishtinë.

Kampionia e Kosovës Prishtina është mysafire e Connah’s Quay në Park Avenue në qytetin Aberystwyth për ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë kualifikues, që nis në orën 20:00.

Klubi nga kryeqytet duhet të shmangë humbjen me katër gola epërsi për të kaluar tutje. Përveç fitores, edhe barazimi dhe madje humbje minimale e dërgon Prishtinën tutje.

Drita, ndërkohë, do të vizitojë Roterdamin për t’u përballur me Feyenoordin e famshëm në ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues, që po ashtu nis në orën 20:00.

Gjilanasit duhet të fitojnë patjetër me çfarëdo rezultati për të kaluar tutje. Nëse takimi në Holandë mbyllet baras, atëherë penalltitë vendosin.

Fituesit kalojnë në rrethin e tretë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në sezonin e ri 2021/22 në garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se…