Prishtina dhe Gjilani e mbyllin pa fitues përballjen në “Fadil Vokrri”
01 nëntor 2025
| 22:28
Sot në kuadër të xhiros së 12-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll janë zhvilluar dy ndeshje.
Në mesditë, Ballkani ka barazuar para tifozëve të vet ndaj Ferizajt 1:1.
Walid Hamidi shënoi për 1:0 në minutën e 16-të për Ballkanin, derisa shifrat i barazoi Betim Haxhimusa në minutën e 48-të.
Ndërkohë, në orët e mbrëmjes Prishtina barazoi pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në duel me Gjilanin.
Të dyja skuadrat qëlluan nga një herë shtyllat e portave respektive në fund të pjesës së parë, por nuk arritën të gjejnë golin.



