Prishtina e fitoi derbin, rikthehet në krye të elitës

03 mars 15:51

FC Prishtina ka shënuar fitore si vendase në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, në duel me Trepçën’89, me rezultat 2:0.

Kjo fitore ia mundëson Prishtinës të rikthehet në pozitën e parë, me 39 pikë. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 41-të, me golin e realizuar nga Gauthier Mankenda, me kokë. Epërsinë në 2:0 e shtoi Drashko Bozhoviq, në minutën e 57-të, pas harkimit të Armend Dallkut. Nga minuta e 75-të Trepça’89 luajti me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Meminit, pas dy kartonëve të verdhë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejtë…