Prishtina.love, Rama: Punët e kryera me dashni këto 4 vjet dhe të tjerat që do t’i kryejmë me dashni

08 nëntor 2025 | 23:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar Prishtina.love.

Aty sipas kryetarit Rama, qytetarët mund t’i shohin punët e bëra me dashni për 4 vjet mandat.

“Krejt ju që doni me ditë çka kemi bo që 4 vjet, edhe çka kemi bo edhe këto 4 vjet tjera, shkoni në Prishtina.love. Aty i shihni krejt punët që i kemi bo me dashni, e kemi me vazhdu me i bo me dashni”, ka thënë Rama në videon e publikuat në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të votojnë.

“Nesër dilni votoni me dashni, për Prishtinën. Ju dua”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar ashpër…