Prishtina mëson kundërshtarin për Ligën e Evropës

17 qershor 2025 | 15:14

Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin 2024/25, Prishtina ka mësuar tashmë kundërshtarin në kuadër të Ligës së Evropës dhe shorti nuk ishte aspak në favor të kryeqytetasve.

Shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës për sezonin 2025/26 është mbajtur sot (e martë) në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 15:00.

Së bashku me shumë klube të njohura evropiane, pjesë e shortit ishte edhe ekipi më i trofeshëm kosovar, Prishtina, e cila ka mësuar kundërshtarin.

Shorti nuk ishte aspak i lehtë për bardhekaltrit, pasi do të ndeshen me gjigantin nga Moldavia, Sheriff Tiraspol.

Ndeshjet e turit të parë kualifikues të Ligës së Evropës janë paraparë të zhvillohen me 10 dhe 17 korrik.

Prishtina ndeshjen e parë do ta luajë si mysafir, ndërsa atë kthyese në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën e parë për shtyp si trajner i Romës,…