Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

18 prill 2025 | 13:37

Në një kohë kur teknologjia blockchain po transformon financat, industrinë dhe mënyrën si funksionon bota digjitale, Prishtina po bëhet epiqendra e këtij zhvillimi në Ballkan.

Më 10 dhe 11 maj 2025, kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë edicionin e dytë të BlockTalk, konferencën më të madhe dhe më të rëndësishme për kriptovaluta dhe teknologji blockchain në rajon, raporton Telegrafi.

Ajo që e bën këtë ngjarje veçanërisht historike është përfshirja e Binance, kompania më e madhe në botë për tregtim kriptovalutash, e cila këtë vit është sponsor zyrtar i konferencës.

Përfaqësues të nivelit të lartë nga Binance do të marrin pjesë, përfshirë edhe figura kyçe nga ekipi drejtues global.

Kjo është hera e parë që Binance përfshihet në një konferencë të tillë në Kosovë, një tregues i drejtpërdrejtë i rëndësisë që vendi ynë ka fituar në hartën globale të kriptovalutave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khloe Kardashian së fundmi është shfaqur në podkastin “Call Her…