
Pritet përkeqësim i motit, paralajmërohen erëra të forta dhe stuhi në disa zona të Kosovës
27 qershor 2025
| 15:49
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura.
Në njoftim thuhet se sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona.
“Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj. Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj”, thuhet tutje në njoftim.