Pritet sigurimi i ujit të ngrohtë për Handikosin përmes energjisë diellore

04 dhjetor 2018 | 15:35

Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe CIMIC Autcon nga Republika e Austrisë, përmes të cilit do të vendosen 6 kolektorë diellor në çatinë e objektit të Handikos, për gjenerimin e ujit të ngrohtë.

Njësia do të ketë rezervar me kapacitet deri në 1 000 litra, me qark të kthimit, me modul të ujit të freskët si dhe me tubacionin e kërkuar.

Vlera e projektit është 14.000 euro, dhe do të bashkëfinancohet nga Komuna dhe CIMIC Autcon.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së sotme ka…