Procesi i Berlinit, rreziku nga zotimi i Kurtit, e kthen Kosovën në strehë të refugjatëve të refuzuar nga Britania

24 tetor 2025 | 20:11

Shkruan: Hisen Berisha 

(Nga simbolika diplomatike te pasojat e brendshme të papërllogaritura)

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër u paraqit si mundësi për ta rikthyer vëmendjen e Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Në fokus ishin siguria, bashkëpunimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe politika e migracionit.
Por për Kosovën, ky samit po shndërrohet në një tjetër ritual formal ndërkombëtar, ku mungon përfaqësimi strategjik dhe mbrojtja e interesave kombëtare.
Në vend të një vizioni shtetformues për rolin e Kosovës në rajon, u dëgjuan deklarata e premtime që shkojnë përtej çdo kapaciteti real të vendit, një precedent që e poshtëron shtetin dhe bëhen kërcënim për sigurinë dhe dinjitetin e vetë shtetit.

Po ashtu, Samiti i Berlinit në Londër nuk ishte vetëm një forum rajonal – ai u perceptua si përpjekje për riorganizimin e rrjeteve të së majtës ekstreme dhe të strukturave të lidhura me fondacionet sorosiane, të cilat po përballen me hetime të nivelit federal në Shtetet e Bashkuara. Lëvizja për “ringjalljen” e agjendës progresive nëpërmjet Procesit të Berlinit synon të ruajë ndikimin në politikën e brendshme të vendeve të rajonit dhe të amortizojë efektet e ndryshimeve që pritet të sjellë rikthimi i doktrinës Trump në skenën ndërkombëtare. Jo rastësisht, vendi pritës ishte Londra – aty ku presidenti Trump zhvilloi takime të nivelit të lartë, duke e bërë të qartë qëndrimin për zero emigracion të paligjshëm dhe për nevojën e rikthimit të integritetit moral në qeverisje. Në këtë kontekst, procesi i Berlinit në Londër u lexua nga shumë vëzhgues si përpjekje për të krijuar një “membranë” mbrojtëse për bërthamën ideologjike të rrjeteve sorosiane, të cilat janë në rënie të dukshme politike dhe morale.

Procesi i Berlinit duhej të ishte një motor politik i dialogut Kosovë–Serbi, për të përshpejtuar procesin e normalizimit dhe për ta ankoruar Kosovën në kornizën e politikës evropiane të sigurisë.
Por realiteti dëshmon të kundërtën: mungesë vizioni diplomatik, mungesë koordinimi institucional dhe humbje të besueshmërisë si partner.
Kosova nuk paraqitet si faktor stabiliteti, por si rast testues i durimit të aleatëve perëndimorë, të cilët kërkojnë përgjegjësi e jo premtime populiste.
Në këtë kuadër, Procesi i Berlinit mund të mbetet një simbol fotografik, nëse Kosova nuk e kthen pjesëmarrjen në politikë substanciale.

Një ndër çështjet që ngjallë më shumë shqetësim dhe debat është zotimi i Kryeministrit për ngritjen e infrastrukturës e kampeve për refugjat nga Siria dhe Lindja e Mesme në Mbretërinë e Bashkuar.
Një ide që në thelb mund të tingëllojë humanitare, por në realitet është politikisht naive dhe strategjikisht e rrezikshme për një shtet me kapacitete të kufizuara ekonomike, institucionale dhe sigurie. Në të njëjtën frymë shqetësimi janë edhe pranimi i të burgosurve për vepra të natyrave të terrorizmit, trafikimeve etj. nga Danimarka, për tu mbajtur në burgjet vëndese, duke e kthyer vendin në infrastruktur burgjesh dhe destinacion vizitash afatgjata dhe akomodimi të të afërmve të tyre që ushqejnë urrejtje ndaj botës demokratike që nuk janë habitat i krimit dhe terrorizmit. Cila është levërdia ekonomike dhe e sigurisë, sipas strategjusë së Kurtit dhe komitetlinjëve të tij, mbetet çështje debati për Këshillin e Sigurisë Shtetërore dhe Kuvendin.

Kosova nuk është Gjermani, as Mbretëri e Bashkuar. Nuk ka sistem ekonomik, infrastrukturë, as stabilitet social për të përballuar flukse migratore nga zona krizash që, në shumë raste, kanë krijuar probleme sigurie edhe për shtetet më të zhvilluara të BE-së.
Për më tepër, një angazhim i tillë pa mbështetje ndërkombëtare, pa plan operacional dhe pa kontroll institucional, mund të kthehet në rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë nacionale — përmes infiltrimit ideologjik, radikalizimit fetar apo prishjes së raporteve ndëretnike.

Në një kohë kur vendet e fuqishme po përpiqen të frenojnë migracionin, Kosova po zbrazet në mënyrë dramatike nga popullsia native.
Sipas të dhënave të fundit të Zyrës së Statistikave të B E, nga viti 2015 deri në vitin 2024 mbi 360 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në një vend të BE-së.
Vetëm gjatë qeverisjes aktuale (2020–2024), 210 mijë e 442 qytetarë kanë fituar leje qëndrimi ose nënshtetësi në Evropë.

Nëse i shtojmë këtyre të dhënat në mes të dy regjistrimeve të popullsisë, rezulton se rreth 560 mijë shqiptarë nga Kosova kanë emigruar gjatë 26 viteve të lirisë. Marrë së bashku,

Ky është eksodi më i madh pas luftës, që po ndryshon strukturën etnike dhe po krijon boshllëk ekonomik, social e kulturor.
Në këtë situatë, çdo premtim për “strehim refugjatësh të huaj” është jo vetëm absurd, por edhe kundërinteres kombëtar, sepse nën maskën e humanizmit mund të fshihet cenimi gradual i sovranitetit demografik që po shkaktohet nga fenomeni i emigrimit dhe ndryshimi i strukturës demografike.

Pavarësisht kritikave, për një proces paralel apo me objektiva të përafërt që shtynë përpara MCA, dhe interferimeve me dialogun në Bruksel, Procesi i Berlinit mbijeton edhe më tej si platforma serioze euro-atlantike për rajonin.
Ai afirmon rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal, tranzicionit të gjelbër, ndërlidhjes infrastrukturore dhe forcimit të institucioneve demokratike.
Për Kosovën, ky proces duhet të shihet si mundësi për të avancuar në dialogun me Serbinë, për të dëshmuar kapacitet për reforma, bashkëpunim dhe për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar, jo si një forum ceremonial për fotografi dhe deklarata boshe.

Procesi i Berlinit nuk duhet të jetë vetëm fotografia e vitit, por politika e përgjegjësisë dhe motori i transformimit real të shtetit.
Kosova ka nevojë për një strategji kombëtare që e lidh dialogun me Serbinë, integrimin rajonal dhe politikat e sigurisë me realitetin e brendshëm të shtetit.
Asnjë zotim ndërkombëtar nuk mund të ketë vlerë nëse dëmton themelet e sigurisë kombëtare dhe identitetit shtetëror.
Në këtë kuptim, Berlini është më shumë se një samit – është testi i maturisë politike të Kosovës, mes vizionit europian dhe pa/aftësisë për ta përballuar atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Ervin Shabani,…