Prof.Asoc.Dr. Sadik Haxhiu nderohet me titullin “Ambasador i Paqes”

14 mars 2022 | 22:19

Sot në një ceremoni solemne, në lolalet e Universitetit “Kardi Zeka” në Gjilan, u  bë ndarja e mirënjohjes “Ambasador i Paqes” për Prof. Asoc.Dr. Sadik Haxhiu, akorduar nga Prof. Blessing Laawl, President i  Global Socio-Economic and Financial Evolution Netowrk.

Presidentin e Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë Tahir Shabani, me vendimin nr. A0424, me datë 9 Mars 2022, Dekani i Fakultetit Juridik i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, është nderuar me mirënjohjen “Ambasador i Paqes” nga H.E. Prof. Blessing Lawal, President i  Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.

Në emër të Menaxhmentit të Universiteti, fjalen pershendetese e mori: Prorektori Prof.Asoc.Dr.Dukagjin Leka, ndërsa në emër të dekanëve, për një fjalë rasti u paraqit dekani: Prof.Asoc.Dr. Artan Dermaku, në emër të studentëve fjalë përshëndetëse paraqiti Phd candidat, Armend Ahmeti.

Në emër të Prof. Blessing Lawal, President i  Global Socio-Economic and Financial Evolution Network, mirënjohjen e dha Tahir Shabani, President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë dhe njëherësh Ambasador i Paqes.

Në fund të ceremonisë së ndarjes së mirënjohjes fjalë përshëndetëse dhe falënderuese mbajti vet “Ambasadori i Paqes”, dekani: Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu

Prof.Dr. Sadik HAXHIU

Lindi më 13 nëntor 1964 në fshatin Skifteraj komuna e Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Viti dhe Gjilan.

Studimet i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Studimet pasuniversitare i vazhdoi po ashtu në Fakultetin Juridik në drejtimin Administrativo-Politik, ku mori titullin shkencor: Magjistër i Shkencave Juridike.

Studimet e doktratës i kreu në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin publik të Bihaç-it në Bosnje dhe Hercegovinë dhe fitoi titullin shkencor: doktor i shkencave juridike.

Ka kryer specializimin 9 mujor në Institutin e Kosovës për Administratë publike.

Specializimin 6 mujor në Akademinë Diplomatike në Tiranë.

Nga viti 2002 ka ligjërur në këto institucione akademike: në Universitetin e Tetovës, Kolegjin Universitar “FAMA”, në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës, kolegjin Universitar AAB si dhe tani është professor i rregullt në universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ka ushtruar funksione të ndryshme qeveritare nëpër institucione akademike si: Zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës;  

Drejtor i Zyrës Ligjore në Ministrinë e Shërbimeve Publike;

Drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Regjistrimit në Ministrinë e Shërbimeve Publike;

Dekan i Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin Universitar AAB;

Prorektor dhe Dekan i Fakultetit Juridik në universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në dy mandate.

Veprimtaria kombëtare

Në moshë shumë të re, ka qenë pjestar aktiv në organizatat ilegale për Republikën e Kosovës.

Nga viti 1981 ka marrë pjesë parreshtur në demonstatat e popullit shqiptar në Kosovë për liri dhe pavarësi.

Gjatë viteve të nëndhjeta, të shekullt të kaluar, ishte njëri nga veprimtarët më të dalluar të organizimit të pushtetit paralel në Komunën e Vitisë.

Mori pjesë aktive në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 173 “Gursel e Bajram Sylejmani” si dhe në brigaden 115 të UÇPMB-së.

Veprimtaria profesionale:

Nga viti 2002 – 2006 ka marrë pjesë në 22 grupe punuese për hartimin e ligjeve, dhe në dy sosh ka qenë kryetar komisioni.  

Në vitin 2017 Presidenti i Republikës e ka emëruar në Komisionin për reforma elektorale në Kosovë.

Ka publikuar 28 punime shkencore nga fusha e drejtësisë, prej tyre 12 punime në revista shkencore me impact factor të indeksuara në DOAJ, EBSCO DHE SCOPUS.

Ka marrë pjesë në 16 konferenca shkencore, prej tyre: 5 janë vendore dhe 11 konferenca shkencore ndërkombëtare.

Në kolegjet private dhe në universitetin Kadri Zeka, prej vitit 2008 e deri më tani ka marrë pjesë në 12 komisione punuese për hartimin dhe mbrojtjen e programeve në studimet themelore dhe master, në 8 prej tyre ka qenë kryetar komisioni.

Ka mentoruar 42 kandidatë në studimet master dhe ka qenë anëtar komisioni për mbrojtjen e doktoratës për tre kandidat.

Ka publikuar 4 tekste universitare dhe 2 monografi.  

Tekste universitare:

1. Sistemet Elektorale 2007 – Libri i parë për sistemet elektorale në trojet shqiptare

2. Sistemi Gjyqësor në Republikën e Kosovës; 2013.

3. Zgjedhjet, Sistemet Zgjedhore dhe Proceset Zgjedhore – aspekti juridik, politk dhe krahasues; 2013.  Botuar nga MASHT.

Këtë tekst universitar e kanë literaturë obligative të gjitha fakultetet juridike publike në Kosovë si dhe kolegjet private. Gjithashtu Universiteti i Tetovës dhe i Evropës Juglindore e përdorin si tekst universitar.

 4. Sistemi Gjyqësor dhe Profesionet e Lira në Republikën e Kosovës 2021

Monografitë:

1. Sistemet Zgjedhore dhe Kultura Politike në Evropën Juglindore 2018;

2. Në vitin 2020 bashkë me prof. Arbresha Mehajn botoi në 8 gjuhë të botës monografinë: Sistemet zgjedhore në Evropën Juglindore.

1. Anglisht

2. spanjisht

3. holandisht

4. frëngjisht

5. gjermanisht

6. polonisht

7. italisht dhe

8. portugalisht.

Ky libër mund të blihen ONLINE përmes shtëpisë distribuuese më të madhe në botë AMAZONA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk është në NATO, por ka mbështetje të plotë…