
Profesori i besimit krishterë: Serbët e vranë gjyshin, babanë, vëllain dhe tre axhallarët e mi
Prof. Ass. Dr. Petrit Hasanaj, i cili i përket besimit krishter, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale kundër ish drejtuesve të UÇK-së.
Sipas tij, dikush po tenton gabimisht t’i shpërfaq katoliket shqiptar kinse si “viktima” të UÇK-së”.
“Unë nuk jam në dijeni për veprimet e tyre, ama një gjë e di shume sigurte që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Për këtë jam shume i vetëdijshëm, se unë jam shqiptar etnik me besim katolik dhe në luftën e fundit familjarët e mi (Gjyshi, Baba, Vëllai dhe tre Axha llarë) ishin në mesin e 376 të rënëve për lirinë e Kosovës (Masakra e Mejës e kryer nga fashistët Serbe) dhe atë për te vetmin faj, se ata të gjithë ishin shqiptar!”.
Ja postimi i Prof. Ass. Dr. Petrit Hasanaj:
Dje, në vendin tonë ishte një dite jo e rëndomte, për shtetin Republikën tone, për faktin se ish-luftëtaret e UÇK-së dhe disa nga figurat e shtetit të Kosovës u akuzuan si të dyshuar për të bëmat e tyre gjatë luftës. Unë nuk jam në dijeni për veprimet e tyre, ama një gjë e di shume sigurte që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Për këtë jam shume i vetëdijshëm, se unë jam shqiptar etnik me besim katolik dhe në luftën e fundit familjarët e mi (Gjyshi, Baba, Vëllai dhe tre Axha llarë) ishin në mesin e 376 të rënëve për lirinë e Kosovës (Masakra e Mejës e kryer nga fashistët Serbe) dhe atë për te vetmin faj, se ata të gjithë ishin shqiptar!. Andaj, dikush po tenton gabimisht t’i shpërfaq katoliket shqiptar kinse si “viktima” te UÇK-se. Por, ne gjatë gjithë kohës ishim dhe jemi me UÇK-në, se bashku me gjithë vëllezërit tone shqiptar të të gjitha besimeve! PH