
Projekt madhështor, do të ndërtohet një “mini-qytet” për serialin e ri të “Harry Potter”?!
Prodhimi i serialit ‘Harry Potter’ të HBO do të fillojë në Warner Bros Studios në Leavesden, në veriperëndim të Londrës, në verën e vitit 2025. Seriali i ‘Harry Potter’ do të ketë një kast krejtësisht të ri, por do të mbetet autentik me librat origjinalë, duke i afruar aventurat magjike me një audiencë të re. Leavesden ndodhet në Watford, në veri të Londrës, dhe filmi hit ‘Barbie’ 2023 është xhiruar në studiot atje. Warner Bros është kompania e prodhimit që qëndron pas filmave origjinalë, me protagonistë Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint.
Në studiot Leavesden në Hertfordshire të Anglisë, pritet të ndërtohet një “mini-qytet” i tërë dedikuar ekskluzivisht për serialin televiziv të ardhshëm të bazuar në librat e famshëm të J.K. Rowling. Kompleksi do të përfshijë një version të ri të rrugës ikonike “Privet Drive”, ambiente të reja të xhirimeve, rrugë, shkolla për aktorët e rinj, një qendër mjekësore dhe hapësira të posaçme për kujdesin ndaj kafshëve që do të përfshihen në serial.
Kastit do t’i bashkohen emra të rinj në rolet e personazheve të njohur si Profesor Dumbledore – John Lithgow; Profesor McGonagall – Janet McTeer; Profesor Snape – Paapa Essiedu; Hagrid – Nick Frost; Profesor Quirrell – Luke Thallon; Filch – Paul Whitehouse. Ky projekt ambicioz pritet të sjellë një përjetim të ri dhe më të thelluar të botës magjike të “Harry Potter”, duke i dhënë gjeneratave të reja mundësinë ta përjetojnë historinë nga një këndvështrim i freskët.