Prokurori i Speciales do ta vizitojë Kosovën

30 tetor 2018 | 10:41

Prokurori i Specializuar e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, bëhet e ditur nga zyra për media e Dhomave të Specializuara. Megjithatë nga kjo zyrë nuk është bërë e ditur se kur Smith do të vijë në Kosovë.

Jack Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Ai e filloi detyrën më 11 shtator.

Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare, raporton “ksp”.

Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schëendiman  më herët edhe kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore nё Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka polarizuar skajshëm…