Prokuroria nis hetimet për vdekjen e dyshimtë në lagjen ‘Ulpiana’

26 shkurt 2021 | 13:53

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetime lidhur me vdekjen e dyshimtë në një shtëpi në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet.

Prokuroria ka bërë me dije se në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’, në lagjen ‘Ulpiana’, Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Brenda objektit të përfshirë nga zjarri është gjetur një person pa shenja jete. Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Torino është goditur shumë nga Covid-19 këto ditë, ku kanë…