Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe detyrim

16 tetor 2025 | 14:10

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurëve P.T., A.G. për veprën penale “Detyrimi”, ndërsa ndaj M.A. për veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri P.T. dhe A.G. akuzohen se gjatë viteve 2022-2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë detyurar viktimën B.P, që të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij.

Sipas aktakuzës, P.T., e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare. Viktima kishte lidhur kontratë për shtijen e lokalit me A.G., në vlerë prej 150 mijë eurosh. A.G., me arsyetimin se nuk është realizuar kontrata, përmes kanosjes e ka detyruar të paguajë shuma të mëdha parash.

Ndërsa, M.A., e kishte detyruar B.P të paguaj tri herë më shumë sesa shumën e borxhit, të cilin viktima ishte detyruar ta merrte për shkak të gjendjes së rënduar financiare.

Viktima është dëmtuar në shumën mbi 100.000 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të të akuzuarit Dardan Molliqaj, ka dështuar sërish…