
PROPOZIM – KËRKESË
Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar të Kosovës
Kryetarit te nderuar Shefik Sadiku
Të nderuar,
Më 25 Prill 2007, në Akademinë në nderim të Heroit të Kombit Fadil Vata, kam propozuar që shtatorja e të burgosurit politik, ne nderim të të gjithë të burgosurve politik shqiptar në ish-Jugosllavi, te vendoset ne shehsin Fontana afër Qendrës së Studenteve, dhe përgjithmonë të marrë emerin “SHESHI I TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR”!
Nga 8 Prilli 2023 kam filluar publikimin e shumë emrave të të burgosurve politik, duke filluar nga Simboli i Rezistencës Bacës Adem Demaçi!
Nga 30 Prilli 2023 ka filluar në gazetën Epoka e Re, fejtoni eskluziv i botimit me emër e mbiemër i të të gjithë të burgosurve politik shqiptar!
Prandaj kërkoj nga Kryetari dhe Kryesia e Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, që ta aprovojnë propozim kërkesën për:
SHTATORE PËR TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NËN ISH – JUGOSLLAVI
Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli ynë,por nuk janë të paktë ata të cilët janë mbytur në torturë ose kanë vdekur si rezultat i sëmundjeve që kanë marrë nga torturat vdekjeprurëse ose kushtet antinjerëzore që kanë qëndruar,nëpër qelitë e ftohta dhe të mykura!
Populli ynë kurdoherë që do të dëshironte të përkulej përpara kontributit kolosal të të burgosurit politik shqiptar,deri sot nuk ka pasur një vend të caktuar!
Prandaj për të përkujtuar, për t‘u përkulur me respekt përpara kujtimit të shtatores gjigante të të burgosurit politik shqiptar që do ti ngjante: ADEM DEMAÇIT, propozoj që në kopshtin fontana përballë konvikteve të studentëve në Prishtinë,të emrohet tani e tutje sheshi i të burgosurit politik shqiptarë dhe aty të ngritet shtatorja madhështore e të burgosurit politik shqiptar, të lidhur këmbë e duar me pranga e zingjirë, por krenar e sypatrembur për misionin e madh, që ka përfaqësuar nëpër zyrat e UDB-së nëpër tortura, në gjyqe dhe burgje anë e kënd ish-jugosllavisë!
Pjesë e fjalimit të mbajtur më 25 Prill 2007 në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit të Kombit Fadil Vata, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë!
Me respekt:
Ismet Sylejmani,
Ish – Anëtar dhe ish – Kryetar i Kryesisë së Klubit Politik”Afrim Zhitia”!
Prishtinë, 2 Qershor 2023!