Protesta e qytetarëve të Prishtinës për ajër të pastër përmes fotove

31 janar 2018 | 15:19

Qindra qytetarë kanë protestuar në qendër të Prishtinës për shkak të shkallës së lartë të ndotjes së ajrit.

Ditët e fundit, cilësia e ajrit, sipas matjeve zyrtare, është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” kanë marshuar deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ku kanë vendosur pankartat me mesazhe kundër ndotjes së ajrit.

“Helm”… “U ngufatëm”…”Kontrollo cilësinë e naftës”…” Ajër”,, ishin disa nga mesazhet nga parullat që mbanin në duar protestuesit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
36-vjeçari Alban Dragusha muajt e fundit do t’i zhvillojë si…