Protesta e sotme kundër Trendafilovës, Gucati: Në vend të shëndetit vendosa të jem në mbrojtje të UÇK-së

13 maj 2025 | 16:21

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se sot (e martë) për arsyeje shëndetësore ka pasur të jetë në Gjermani për vizitë mjekësore, por për shkak të vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anashkaluar shëndetin.

Ai ka vlerësuar se në vend të shëndetit sot ka vendosur të jetë në mbrojtje të UÇK-së.

“Çdo herë do jem në ballë të kauzave të mëdha për vendin dhe atdheun tim, asnjëherë nuk e kam në mendje të largohem nga mbrojtja e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, cila do që janë pasojat do mbetet zëri për mbrojtjen e luftës së UÇK-së, në vitet ’90 të shekullit të kaluar ku lash edhe gjymtyrët e trupit e isha i gatshëm edhe jetën ta jap për Kosovë e njëjta vlen edhe tani. Edhe pse me gjendjen shëndetësore nuk jam mirë këto ditë kam pasur të jem në Gjermani për vizita mjekësore, si dhe vizitat në Hagë të çlirimtaret por që u refuzuan nga qendra e paraburgimit në Hagë, sot në vend të shëndetit vendosa të jem në mbrojtje të UÇK-së si gjithmonë dhe do vazhdoj të mbetem, përderisa disa ‘patriota dhe atdhetar’ ndaj meje bëjnë fushatë linçuese duke u tallur edhe më shëndetin tim, por unë jam këtu dhe do jem gjithmonë”, ka shkruar Gucati në “Facebook”, duke shtuar se kjo gjykatë është politike.

“Kjo gjykatë e padrejtë nuk duhet të ekzistojë dhe të gjithë krerët dhe pjesëtarët e UÇK-së duhet të lirohen, të kthehen në Kosovë, ne nuk do ndalemi asnjëherë. Falënderoj të gjithë veteranët, invalidët, familjarët e dëshmorëve, qytetarët dhe gjithë ata që u përgjigjen thirrjes tonë sot për këtë protestë”, ka shkruar Gucati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka ka postuar në rrjetet e tij sociale…