
Protestë kundër dhunës ndaj qenve në Prishtinë
10 qershor 2025
| 08:05
Të premten nga ora 12:00 është thirrur një protestë lidhur me dhunën ndaj qenëve.
Protesta vjen pas një postimi nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, i cili ka njoftuar se ka pranuar një video tronditëse që dokumenton një akt të rëndë dhune ndaj një qeni endacak, të kryer nga një punëtor i strehimores publike të Komunës së Prishtinës.
“Qentë po mbyten në mënyrë brutale. Ata nuk kanë askënd tjetër përveç nesh. Të premten në ora 12:00, a jeni të gatshëm të dilni te Komuna e Vjetër e Prishtinës për t’u bërë zëri i tyre?”, thuhet në reagimin e Agjenta Doçiq.