Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë ngritje pagash
12 dhjetor 2025
| 11:16
“Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën”, “Menaxhment respekto Ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”.
Këto janë disa nga kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët po protestojnë para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.






