PSD-së i bashkohen 5 anëtarë të rinj

24 prill 2019 | 20:06

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka bërë të ditur se partisë në të cilën ai gjendet, sot i janë bashkuar 5 anëtarë të rinj.

“Besimi, Egzoni, Kastrioti, Egzoni dhe Driloni janë 5 anëtarët që sot iu bashkuan PSD-së sot”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se çdo ditë në PSD, po bashkohen njerëzit për shkak të politikave të tyre progresive për barazi dhe mirëqenie.

“Çdo ditë e më shumë po na bashkohen në politikat tona progresive për barazi dhe mirëqenie”, ka shkruar deputeti Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka shprehur mirënjohje…