Pse duhet ta votojmë AAK-në – arsyet themelore që e bëjnë një forcë strategjike për Republikën

24 nëntor 2025 | 23:02

Shkruan: Ethem Çeku

Siguria si themel i rendit politik, sepse shteti nuk i mbijeton dot pa siguri, dhe siguria është kusht ontologjik i çdo rendi politik. AAK mishëron parimin se stabiliteti institucional është struktura që mban të bashkuar republikën dhe garanton koherencën e jetës publike.

Autoriteti i Ramush Haradinajt, i cili, në filozofinë politike, buron nga përballja me rrezikun dhe prova e sakrificës. Ramush Haradinaj, si Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, personifikon autoritetin që rrjedh nga veprimi në kushte ekstreme, një autoritet themelues që nuk mund të prodhohet artificialisht nga politika e zakonshme.

Raportet me SHBA-në, të cilat përbëjnë arkitekturën gjeopolitike të sigurisë së Kosovës. AAK e koncepton këtë bosht si garanci të sovranitetit dhe si drejtim të pakthyeshëm të orientimit perëndimor të Republikës. Ky integrim strategjik me aleatët perëndimorë është themeli i stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror.

Kompetenca si kriter i qeverisjes, sepse shtetet moderne ndërtohen mbi profesionalizëm dhe integritet. AAK e mishëron këtë parim përmes figurave drejtuese si Besnik Tahiri, Ardian Gjini, Zenun Elezi, Bashkim Ramosaj, Smajl Latifi, Bali Muharremi dhe të tjerë që kanë vendosur standarde të larta në qeverisje. Ndërkohë, Daut Haradinaj, Lah Brahimaj Beke Berisha Ahmet Isufi dhe Time Kadrija përfaqësojnë kapitalin moral të çlirimit – një element të domosdoshëm për etikën dhe identitetin e Republikës.

Ekonomia si shprehje e racionalitetit shoqëror, sepse zhvillimi ekonomik është produkt i strukturave racionale, jo i retorikës. AAK ndërton politika që gjenerojnë mundësi reale, duke e trajtuar ekonominë si ekosistem funksional, ku inovacioni, sipërmarrja dhe rritja e qëndrueshme shndërrohen në motorë të mirëqenies kolektive.

Rinia si energji transformuese, jo thjesht si kategori numerike, por si burim epistemik që prodhon dije, teknologji dhe progres. AAK e sheh rininë si motor të transformimit kulturor e intelektual që orienton Republikën drejt horizonteve të reja të zhvillimit.

Vizioni si kategori e lartë shtetformuese, sepse vizioni nuk është dekor retorik, por aftësi për të menduar përtej urgjencave politike. AAK synon ta zhvendosë diskursin publik nga logjika e konfliktit te etika e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit republikan, duke e ngritur politikën nga niveli i polemikës në nivelin e vërtetë të shtetformimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se…