
Pse Kosova ua ka hequr pensionin e veteranit të UÇK-së veteranëve nga Shqipëria
Gjatë kohës së kuftës në Kosovë shkuan edhe vullnetarë të UÇK-së nga Shqipëria në luftë për clirimin e Kosovës. Shteti i Kosovës me ligj u lidhi atyre një pension veteran minimal prej 170 eurosh. Mirëpo sapo këta veteranë nga Shqipëria marrin pension pleqërie në Shqipëri , Kosova ua heq atyre pensionin e veteranit me pretekst se merrni pension pleqërie ne Shqipëri.
Kjo është dicka e pabesueshme, anormale, jomorale, johumane sepse vullnetarët nga Shqipëria shkuan per clirimin e Kosovës dhe jo të Shqipërisë.Politika dhe shteti i Kosovës ,por edhe opinioni atje ankohen dhe “kritikojnë” pse Shqipëria nuk po bën shumë për Kosovën, por nga ana tjetër Kosova ua heq pensionin vullnetarëve nga Shqipëria që shkuan për të dhënë jetën për Kosovën.
U bëj një pyetje autoriteve kosovare që të mendojnë për një cast se si ndjehen veteranët nga Shqipëria, fëmijët dhe familjarët e tyre si dhe opinioni në Shqipëri për një ndërmarrje të tillë nga qeveria e Kosovës, për këtë mosrespekt dhe mosmirënjohje ndaj kontributorëve të vërtetë nga Shqipëria për clirimin e Kosovës?!
Edhe regjimi komunist në Shqipëri ka treguar respekt e mirëniohje për të gjithë ata dëshmorë, familje dëshmorësh ,invalid dhe veteranë të luftës Antifashiste të cilëve krahas punesimit ne shtet u lidhi edhe pensione të larta të luftës dhe që i marrin edhe sot ata që janë gjallë dhe nuk ua hoqi as demokracia. Qeveria dhe shteti i Shqipërisë vlerëson , nderon e respekton dhe u jep pensione të larta suplemetare të gjithë atyre individëve jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova atyre që japin kontribute në fusha të ndryshme, ndërsa Kosova dhe qeveria e saj ua heq pensionet kontributorëve dhe veteranëve të Luftës nga Shqipëria.
Askush në Perendim, në Europë dhe në SHBA nuk vleresohet dhe nuk respektohet më shumë INSTITUCIONALISHT, LIGJERISHT, MORALISHT DHE FINANCIARISHT se sa veteranët e luftës.Dhe vetëm në Kosovë na qënka një ligj i tillë, ku madje logjika shkon deri atje sa ua heq pensionin edhe atyre që marrin pension minimal pleqëria në shtetet dhe nga shtetet jashtë Kosovës, dhe e keqja vjen edhe për më tepër SE ATYRE U HIQET PENSIONI edhe kur ata marrin në shtetet jashtë Kosovës edhe një pension që nuk përballohen as ilaqet.
Në një shtet demokratik dhe human është alogjike dhe e papranueshme që të shkelet dhe te mohohet e drejta dhe detyrimi që ka shteti për te respektuar dhe akorduar pension për kontributorët e luftës për clirim kombëtar, dhe krahas këtij pensioni mëse detyrimor dhe moral qytetarët veteranë të luftës kënë të drejtë të marrin pension edhe për kontributin e punës.
Ky është detyrim detyrimisht i detyrueshëm ndaj qytetarëve që ka shteti dhe qeveria e politika e një shteti human, moral dhe demokratik.Sa shumë i ka vleresuar dhe sa pensione të larta u ka akorduar Kroacia vullnetarëve shqiptarë që kanë luftuar për Kroacinë kundër Serbisë, dhe shteti kroat nuk heton për të gjetur as në Kosovë dhe as në perendim nëse vullnetarët që luftuan për Kroacinë a marrin pension pleqërie atje .Kjo ndodh vetëm në Kosove.
Qeveria e Kosovës u jep veteranëve të Kosovës një pension të ulët dhe minimal, dhe kur qeveria e Kosovës nuk u siguron atyre as punësim dhe as siguri ekonomike gjë që i detyron ata të marrin rrugët e botës, dhe në vënd që qeveria të ndjehet mirë për qytetarët e saj që marrin pension në Shqipëri dhe në shtet perendimore shkon dhe ua heq pensionin veteranëve që kontribuan për clirimin e Kosovës.