
PSG e humbi një yll, por fitoi një perandor
Një vit më parë, kur Mbappé i dha lamtumirën Parisit për të ndjekur ëndrrën e tij te Real Madridi, të gjithë menduan se PSG-ja kishte marrë fund. E konsideronin të mbaruar, bosh, pa asnjë shpresë.
Por Luis Enrique doli para gazetarëve, i pa drejt në sy dhe tha: “Pa Mbappénë, do të jemi më të fortë.”
Dhe pastaj filluan të qeshurat, ironitë, titujt bombastikë nëpër media: “Çmenduri”, “Krenari e verbër”.
Sot, një vit më vonë, e vërteta është përpara syve të të gjithëve: PSG-ja ka fituar gjithçka që kishte për të fituar. I mungon vetëm teofeu i Botërorit për Klube ndaj Chelseat, shkalla e fundit për të mbyllur një sezon legjendar.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, e kanë turpëruar Real Madridin me një 4-0 të pastër. Një skuadër me yje… pikërisht ajo e Mbappés.
Një poshtërim total për një ekip që duhej të ishte “super skuadra galaktike”, por që u ndesh me një PSG të pamëshirshëm, një grup që nuk ka më frikë nga askush.
Luis Enrique bëri atë që pak trajnerë dinë ta bëjnë: mori një grup të rinjsh, i ktheu në burra, pastaj në kampionë. Krijoi një tufë që luan si një skuadër e vërtetë.
Sot, të luash kundër PSG është një makth: vrapojnë, luftojnë, nuk lëshojnë asnjë centimetër. Nuk është më një skuadër me figura kartoni, është një ushtri e uritur për fitore.
E humbi një yll, por fitoi një perandori.
Futbolli ndryshon, por liderët e vërtetë jo.
Respekt për Luis Enrique.