PSG-ja ‘blindon’ Neymarin dhe Mbappen  

10 dhjetor 2020 | 13:40

Sulmuesit Neymar dhe Kylian Mbappe do të mbesin te Paris Saint-Germaini dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit francez. Nasser Al-Khelaifi.

Sipas tij, si Neymar edhe Mbappe kanë shprehur dëshirën për t’i qëndruar besnikë klubit dhe tashmë kanë filluar negociatat për vazhdimin e kontratave. Që të dy sulmuesit, kanë kontratë me kampionin e Francës deri në vitin 2022.

“Ne i kemi nisur bisedimet me Neymarin dhe Mbappen për vazhdimin e kontratave dhe jam shumë i bindur që marrëveshja do të arrihet. Ata duan të mbeten në klub dhe ne jemi të lumtur që në radhët tona t’i kemi dy prej sulmuesve më të mirë në botë”, është shprehur Al-Khelaifi.

Mbappe këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar tetë herë në 14 ndeshje, derisa Neymar ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, në…