PSG-ja fiton Superkupën

13 gusht 2025 | 23:16

Paris Saint-Germain është fitues i Superkupës së UEFA-s, duke e fituar këtë trofe për herë të parë në histori.

Kampioni i Europës u përball në këtë ndeshje me fituesin e Ligës së Europës, Tottenham, teksa fituesi u përcaktua tek pas ekzekutimit të penalltive.

Rezultati në 90 minuta ishte i barabartë 2:2, teksa londinezët e lëshuan epërsinë prej dy golave në fundin e takimit.

Tottenham kaluan në epërsi në minutën e 39-të, kur Van de Ven realizoi.

Në minutën e 48-të, Romero e dyfishoi epërsinë me një gol me kokë dhe falë një reagimi të dobët të portierit Chevalier.

Dhe kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe kur u mendua se Tottenham do ta fitonte pa problem ndeshjen, PSG i ndezi motorët në fundin e saj.

Fillimisht, Lee Kang-in realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 85-të të takimit.

E në minutën e katërt shtesë ishte sulmuesi Goncalo Ramos i cili shënoi bukur me kokë për të barazuar shifrat dhe për ta dërguar ndeshjen në penallti direkt.

E në penallti, PSG u treguan më të saktë, duke shënuar fitore 4:3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PDK-ja do të garojë me 33 kandidatë për Asamblenë Komunale…