Disa klube europiane kanë sondazhuar kushtet për një marrëveshje, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, as për klubin, as për përfaqësuesit e portierit të kombëtares italiane.
Situata pritet të ndryshojë vetëm nëse klubet e interesuara rishikojnë planet e tyre për repartin e portierëve në ditët e fundit të merkatos.
PSG është i hapur për largimin e Donnarummas dhe ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh.
Megjithatë, me kontratën e tij që skadon në verën e ardhshme, shuma e kërkuar ka gjasa të ulet nëse një marrëveshje nuk arrihet shpejt.